Sport

Yllit rus të MMA i vjen thirrja për në ushtri, më herët në front ra i vëllai


Vladimir Mineev. Photo by Oleg Nikishin/Getty Images

Luftëtari rus i MMA, Vladimir Mineev, është thirrur në ushtri. Ish-kampioni botëror i kikboksit pranoi thirrjen dhe u vendos në të njëjtën skuadër ku luftoi më parë, dhe më pas vdiq vëllai i tij më i vogël Pyotr.

Mineev është një nga shumë atletët rusë që u thirrën në ushtri gjatë mobilizimit dhe më pas u dërguan për të luftuar në front.

“E konsideroj detyrë timen të paraqitem në zyrën e ushtrisë. Nëse vjen thirrja, vendi ka nevojë për mua. Ushtria ka nevojë për djem si unë”, tha Mineev pasi mori një thirrje për të luftuar si pjesë e mobilizimit në Ukrainë.

Luftëtari MMA shkoi në të njëjtën njësi në të cilën kishte luftuar më parë, dhe më pas vdiq vëllai i tij, Pyotr, Brigada e Pavarur e Sulmit Ajror të 31-të të Gardës. Para luftës, Mineev ishte në rezervën ushtarake dhe njësitë paraushtarake ruse.

Gjatë karrierës së tij MMA, rusi zhvilloi 18 luftime, nga të cilat fitoi 16. Përpara se të konkurronte në artet marciale të përziera, Mineev ishte një kampion i shumëfishtë botëror në kikboks.

Aktivistët e sportit ukrainas përmendën shembullin e tij si një argument për bojkotimin e mëtejshëm të lojtarëve nga vendi i Putin-it.

“Atletët rusë janë të indinjuar nga bojkoti dhe nuk shqetësohen nga gjenocidi i ukrainasve. Çdo i treti atlet nga Rusia pjesëmarrës në Lojërat Olimpike ishte një ushtar. Diskriminimi më i madh se bojkoti po na privon nga e drejta për jetë”, shkroi në Twitter, Olena Haluszka, themeluese e qendrës ndërkombëtare “Për fitoret e Ukrainës”.

Rusia po përgatit një tjetër mobilizim. Putin do të thërrasë studentët në ushtri

Siç zbulohet nga inteligjenca ukrainase, faza tjetër e mobilizimit për luftën me Ukrainën po përgatitet në Rusi, e cila do të kryhet para 1 prillit.

“Ka të ngjarë të përfshijë studentë me kohë të plotë, përgatitjet për këtë projekt janë duke u zhvilluar”, zbuloi këtë të martë inteligjenca ushtarake ukrainase (HUR).

Në shtator dhe tetor të vitit të kaluar, qindra mijëra burra u larguan nga Rusia ose u përpoqën ta bënin këtë, nga frika se do të dërgoheshin në front.

Sipas raporteve nga agjencitë ndërkombëtare, 180 mijë njerëz vdiqën gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë luftimeve, rusët rrëmbyen rreth 16 mijë fëmijë në vendin e tyre ose në territoret e pushtuara.

Sipas Kievit zyrtar, disa mijëra të tjerë janë në kampe ku i nënshtrohen ndikimit të propagandës së Putin-it. Didier Reynders, Komisioneri Evropian për Drejtësi, tha se rusët kryen më shumë se 65 mijë vrasje në Ukrainë, që cilësohen si krime lufte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore