Futboll

Wenger-i kërkon të implementojë pozicionin jashtë loje automatik në Qatar 2022


Arsen Wenger beson se FIFA duhet të implementojë sistemin automatik për sinjalizimin e pozicionit jashtë lojë në Botërorin 2022, i cili do të zhvillohet në Qatar.

Dikur trajneri i Arsenalit dhe sot, shef i Zhvillimit Botëror të Futbollit të FIFA, Wenger ka qënë duke mbikëqyrur mundësinë për ta vënë në zbatim teknologjinë e re për pozicionin jashtë loje.

Mënyra si funksionon ky sistem është e tillë që, porsa pajisja regjistron një rast të pozicionit jashtë loje, dërgon menjëherë sinjal drejt arbitrave anësorë.

Avokatët e Bordit Ndërkombëtar të Shoqërisë së Futbollit (IFAB), thanë muajin e kaluar (mars) se janë në fazë shqyrtimi të kësaj mundësie, e cila veçse do të forcojë saktësinë e përcaktimit të pozicionit jashtë loje.

“Mendoj se sistemi automatik i pozicionit jashtë loje do të jetë gati për kampionatin e 2022-shit. Me autmatike dua të them se sinjali përçohet me shpejtësi arbitrit anësorë dhe, nëse i ndizet një dritë e kuqe në orën e tij, do të thotë që rasti në diskutim nuk ishte jashtë loje”, tha Ëenger për televizionin “Living Football”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore