Kosova

Vuçiç kërcënon Kosovën dhe QUINT-in nëse nuk lejohet referendumi i Serbisë në Kosovë


Ilustrim - KryeministrI i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërcënuar Kosovën me pasoja të “gjëra” nëse nuk lejohen serbët e Kosovës të votojnë në referendumin e Serbisë i cili do të mbahet me 16 janar për ndryshime kushtetuese.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka humbur pushtetin politik, por pa ju referuar direkt. Andaj, sipas tij ai [Kurti] është duke luajtur me kartën e fundit, atë të nacionalizmit, mirëpo pasojat nuk është duke i kalkuluar ashtu siç nuk është duke i kalkuluar as Quint-i.

“Kur humbet pushtetin politik, është gati për shumë lëvizje politike. Pasojat do të jenë të gjëra që duan të ndalojnë votimin e serbëve në referendum”.

Ai kërcënon bashkësinë ndërkombëtare gjithashtu, në rast se nuk lejohet të mbahet referendumi edhe në territorin e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Më 12 janar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me telefon me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për mundësinë e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovës.

Mirëpo, Kurti ka treguar se si mund të ushtrojnë të drejtën e votës serbët në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Në një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ia përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në refereundimin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Një referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka dalur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është pajtuar të mërkurën për këtë gjë.

Sipas tij, njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa ka theksuar se në të kaluarën ka qenë misioni i OBSE-së që të merret me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

“Fola me Albin Kurtin dje lidhur me mbledhjen e votave në Kosovë për referendumin kushtetues të së dielës në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën është bërë përmes lehtësimit të OSBE-së. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën et yre për votë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore