Shqipëria

Vritet me armë zjarri në mes të rrugës, rrethanat ende të paqarta


Paraditen e 27 dhjetorit, është vrarë me armë zjarri në rrugë, shtetasi A. B., 35 vjeç.

Pak çaste pas ngjarjes së ndodhur, një automjet është gjendur i djegur afër zonës ku u vra 35-vjeçari.

Dyshohet se makina i përket autorëve që i morën jetën 35-vjeçarit nga Peqinit.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, rreth orës 8.39, në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Zona është rrethuar dhe autoritetet policore po vijojnë me krehjen e saj, për të kapur autorin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore