Policia e Kosovës, i ka arrestuar dy të mitur në fshatin Slivovë të Prishtinës, me dyshimin se janë përleshur mes vete duke përdorur brisk dhe boks hekuri.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”, teksa të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në raport po ashtu është bërë e ditur se një person e ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Ozdrim, Pejë 25.12.2023-18:05. Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.
Vetura e dyshuar është gjetur e braktisur, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Po ashtu në komunën e Gjakovës, është raportuar për zhdukjen e dy grave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca vlerëson kontributin e EULEX-it në Kosovë: Ka dhënë efektet e tij
-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe