Sport

Vjen lëvizja e parë, Steve Bruce largohet nga Newcastle United


Steve Bruce dhe Newcastle United kanë arritur marrëveshje të përbashkët për të ndërprerë bashkpunimin.

Skuadra angleze para disa ditësh kaloi në pronësinë e sheikëve arab, duke u shndërruar në skuadrën më të pasur në botë.

Që nga momenti i zyrtarizimit, një nga lëvizjet e para që pritej, ishte largimi i trajnerit aktual, Steve Bruce.

Dhe, kjo ishte edhe lëvizja e parë e drejtuesve të rinjë, në tentativën për ta ngritur Neëcastle-in në majën e futbollit anglez, por jo vetëm.

Përfundimi i bashkpunimit u bë zyrtar nga klubi anglez me anë të një postimi në rrjetet e tyre sociale.

“Jam falënderues për të gjithë te Newcastle. Kam paur kënaqësinë të jem trajner i një skuadre të madhe”, tha Steve Bruce.

Klubi ka paralajmëruar që ata janë në bisedime për të gjetur emrin e trajnerit të ri dhe zyrtarizimi do të ndodhë shpejtë.

Emrat e përfolur deri tani janë Frank Lampard dhe Antonio Conte.

Se kush do të jetë lideri i ri i projektit më të madh futbollistik në botë, mbetet për t’u parë, shumë shpejtë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore