Lajme

Vjedhja e arit dhe plagosja e policit në Suharekë, nis seanca ndaj dy të dyshuarve


Ka nisur seanca ndaj të dy të dyshuarave për grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suharekë dhe plagosjen e një polici të shtunën e 22 nëntorit.

Prokuroria e Prizrenit po i ngarkon me veprën penale – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes dhe ka kërkuar një muaj paraburgim për dy të dyshuarit me inicialet A.B. dhe F.T.

Këtë të diele, Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë për grabitjen e armatosur në Suharekë.

Në pamjet e xhiruara nga qytetarët në vendin e ngjarjes shihen tre grabitës brenda lokalit të argjendarisë duke kryer vjedhjen, ndërsa i katërti bënte rojë jashtë lokalit.

Në momentin kur patrullat policore kanë arritur në vendngjarje, grabitësit kanë filluar të shtien në drejtim të zyrtarëve policorë.

Grupi në përbërje prej katër personave dyshohet se kreu vjedhje mbi 250 mijë euro.

Burime të Albanian Post kanë thënë se dyshohet për një grup të përbërë nga ish-të burgosur me të kaluar kriminale të cilët janë liruar rishtazi nga burgjet e Kosovës dhe një pjesë tjetër nga persona që kanë marrë pjesë në luftëra në shtete të tjera jashtë Kosovës.

Kush është grupi i organizuar që vodhi arin në Suharekë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore