Zgjedhjet në Kosovë

Vetëvendosje akuzon PDK-në në Prizren për grumbullime të personave afër qendrave të votimit


Zgjedhjet lokale në Kosovë.

Shefi i Shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Visar Shehu, ka deklaruar se ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar afër qendrave të votimit në Kurillë dhe në lagjen “2 korriku”.

“Kjo është konferenca e parë. Desha të iu informoj për ecurinë deri më tani. Sipas raportimeve nga terreni në disa qendra në Kurillë, në lagjen “2 Korriku”, ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar në qendra të votimit”, u shpreh Shehu.

Sipas Shehut, një e gjë e tillë duhet të dënohet me ligj, ndërsa ky rast thotë se është raportuar në Policinë e Kosovës.

Shefi i Shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Visar Shehu gjatë konferencës për media.

“Një gjë e tillë është e palejueshme dhe e dënueshme me ligj. Ne këto raportime i kemi bërë para PK-së të cilët kanë ndërhyrë. Disa nga personat janë intervistuar nga Policia. U bëj thirrje qytetarëve që hasin në parregullsi apo trysni gjatë votimit ta lajmërojnë PK-në”, ka thënë ai.

Që nga ora 07:00 e mëngjesit, në Kosovë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në 21 Komuna të Republikës së Kosovës, ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore