Sport

‘Veshje’ speciale për makinat RedBull/Honda në Turqi


RedBull dhe AlphaTauri, skuadrat e markës RedBull të fuqizuara me motor Honda, këtë javë do të vishen me një dizajn të veçantë.

Për Honda-n, ky do të jetë viti i fundit në Formula 1.

Në këtë mënyrë, në shenjë respekti për punën e lodhshme që kjo kompani ka bërë në Formula 1, RedBull dhe AT do të vishen me ngjyrat e tyre.

Në fundjavën që duhet të ishte gara e Japonisë, makinat me motor honda po vishen ndryshe.

AlphaTauri do të ketë ndryshime të vogla, pasi makina e tyre tanimë është e bardhë, kurse RedBull-i do të ketë një dizajnë krejt ndryshe, ku do të dominojë tërësisht e bardha.

Për shkak të COVID-19, gara e Japonisë është anuluar, dhe do të zëvendësohet me atë të Turqisë.

Për RedBull-in, kjo veshje shpresojnë që të jetë ogur mirë, duke i sjellur Verstappen-it fitoren në këtë garë.

Holandezi është vetëm dy pikë pas Hamilton-it në renditje, në një sezon që po sjellë luftën më të ashpër për titull në dekadën e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore