Lajme

Vërshimet në Pejë, vdesin nënë e bir


Një pesë vjeçar dhe nëna e tij kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës të shtunën. Ndërkaq sipas policisë dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spital.

Sipas organeve të rendit, trupi i viktimës është gjetur në orët e para të së dielës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan Qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet policore rreth orёs 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se është i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur në qytetin që e udhëheq si pasojë e vërshimeve.

“Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se ndihma në kohë të vështira është thelbësore.

“Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet”.

Mehaj: Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet në Pejë

Të shtunën në mbrëmje, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se njësitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës të kërkim-shpëtimit janë nisur për në qytetin e Pejës për të ndihmuar pas vërshimeve që kanë ndodhur të shtunën në këtë qytet.

“Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur, derisa ka apeluar institucionet përgjegjëse që të veprojnë me vendosmëri dhe seriozitet.

“Gjithashtu thekson se bashkëndjen me familjen Ademaj që humbi familjarët. I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet”, shkarkoi ai në Facebook.

“Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet”.

Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe me shi, derisa temperaturat do të bien për 3 deri 8 gradë celsius.

“Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon , duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarishtë për 3-8 gradë Celsius. Kjo pasi që vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell por gjatë ditës, kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh, (nuk do të jenë sasi të mëdha të reshjeve)”, ka njoftuar IHMK-ja.

Ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë celsius.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore