Jetesë & Stil

Vdes këngëtarja e njohur gjermane Christa Ludwig


Christa Ludwig  këngëtarja gjermane, e cila ka performuar në skenat më prestigjioze të botës për gati gjysmë shekulli, vdiq moshën 93 vjeçare.

Mexosopranoja, e lindur në Berlin jetonte në periferi të Vjenës.

Këngëtarja operistike, e cila doli në pension në 1994, u nderua me titullin ”Legjioni i Nderit” në 2010 për të gjithë karrierën e saj operistike.

Hyri në Operën e Vjenës në 1955 dhe interpretoi në Festivalin e Salzburgut nën drejtimin e dirigjentit austriak Karl Boehm.

Christa Ludwig triumfoi në skenat më të mëdha të botës, veçanërisht në La Scala të Milanos, në Royal Opéra House të Londrës, por gjithashtu dhe në Metropolitan Opera të Nju Jorkut.

Pas një martese të parë me bas-baritonin austriak Walter Berry, në 1972 ajo u martua me aktorin dhe regjisorin francez Paul-Emile Deiber, i cili vdiq në 2011.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore