Përballje

Vazhdon Superliga e Kosovës, zbresin në fushë Drita e Ballkani


Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën më interesante, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundim të kampionatit.

Java e 32-të do të vazhdojë edhe sot (e enjte, 4 maj) ku do të zhvillohen dy ndeshjet kryesore.

Fjala është për pretendentët për titull kampion, Dirtën edhe Ballkanin që do të zbresin në fushë sot për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre.

Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës në “Stadiumin e qytetit” në Therandë.

Kampionit në fuqi do t’i duhet patjetër një fitore, për të qëndruar në garë për mbrojtjen e titullit, ngase është në vendin e dytë në tabelë me 62 pikë, një më pak se Drita e vendit të parë.

Pra, ekipi i Ilir Dajës duhet ta fitojë këtë ndeshje dhe të shpresoj që Drita të bëjë një hap fals ndaj Llapit në udhëtim në mënyrë që ta rrëmbejë vendin e parë.

Në anën tjetër, Prishtina kërkon fitoren në këtë takim për të mos e lëshuar pozitën e katërt që i dërgon në garat evropiane.

Këtë pozitë kryeqytetasit e rrezikojnë nga Llapi, të cilët do të jenë nikoqir i liderit, Dritës.

Gjilanasit duan fitore për të mos e lëshuar pozitën e parë kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi.

ndërsa Llapi synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marrë pikë në këtë ndeshje dhe për të mbetur në vendin e katërt – pozitë kjo që e siguron Evropën.

Dyja ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore