Përballje

Vazhdon paraqitja e mirë e Dritës në Evropë, luan pa gola në udhëtim te Anwerp


Drita po vazhdon të jetë skuadra më e mirë kosovare në garat evropiane.

Intelektualët bënë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër skuadrës belge, Antwerp, teksa luajtën pa gola.

I gjithë takimi u dominua nga vendasit, të cilët dukshëm janë skuadër më e mirë sesa Drita, por gjilanasit treguan një zemër të madhe në këtë ndeshje duke e ruajtur portën të paprekur.

Skuadra e Anwerp ka në përbërje lojtarë të njohur si ish-futbollisti i Inter-it, Radja Nainggolan, apo edhe ai i Tottenham-it, Toby Alderweireld, megjithatë nuk ia dolën ta mposhtin skuadrën kosovare.

Pa dyshim që ky është një rezultat shumë i mirë i Dritës në udhëtim, teksa pas një jave do të kërkojnë ta bëjnë befasinë në “Fadil Vokrri”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore