Përballje

Usyk shumë i fortë për Joshua-n, fiton për veten dhe Ukrainën


Ndeshja mes Anthony Joshua-s dhe Oleksandr Usyk përfundoi me fitoren e këtij të fundit, me vendim të jurisë.

Joshua nuk arriti të hakmerret nga ndeshja e fundit, të cilën Usyk e fitoi po ashtu.

Pesë raundet e para ishin të baraspeshuara, ku të dy boksierët kishin disa goditje të mira në njëri tjetrin, por nuk arritin nokautin.

Dueli ishte kryesisht i fokusuar në mbrojtje, ku asnjëri nga boskierët nuk rrezikonin veten për një goditje të fuqishme.

Por, raundi i nëntë ishte plotësisht i dominuar nga Joshua, i cili arriti disa goditje të pastërta në Usyk, por ukrainasi qëndroi në këmbët e tij dhe nuk u rrëzua.

Në anën tjetër, në raundin e 10-të, Usyk ishte më dominant ku pati disa goditje mjaft të mira në Joshua-n.

Në dy rundet e fundit, Joshua nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike, të cilën Usyk e shfrytëzoi  dhe fitoi ndeshjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore