Përballje

United – Newcastle dhe Manchester nisin dhe mbyllin javën në Angli


Në një periudhë ku Premier League zhvillon ndeshje thuajse çdo ditë, edhe e hëna sjellë aksion nga elita e futbollit anglez.

Skuadrat e përfshira do të jenë United – Newcastle dhe Manchester.

Më të pasurit në botë, por të parafundit në tabelë, Newcastle, presin Manchester United e cila kthehet të luaj pas tri javëve, me ndeshjet e tyre që u shtynë për shkak të infektimeve të shumta me COVID-19.

Djajtë e kuq vijnë në këtë ndeshje vetëm me një mungesë, që mbanë emrin e Paul Pogba – të gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të gjermanit Ralf Rangnick.

Me tri ndeshje më pak se liderët, United kërkon të vazhdojë ngjitjen me fitore në ndeshjet e mbetura.

Djajtë aktualisht kanë 27 pikë, dhe me fitore eventuale në të gjitha ndeshjet e mbetura ata do të shkonin në kuotën e 36 pikëve, duke u ngjitur në vendin e katër, me pesë pikë më pak se Chelsea dhe Liverpool.

Newcastle në anën tjetër luan dy ndeshjet e fundit para “injektimit” në merkaton e janarit.

Janari do të jetë edhe muaji kur qymyrxhinjtë do të tentojnë të ikin nga kriza e rezultateve dhe të shkëputen nga zona e ftohtë.

Ndeshja sonte fillon në orën 21:00, para publikut të “St. James Park”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore