Sport

Unai Emery, njeriu i finaleve në Ligën e Evropës


Trajneri spanjoll, Unay Emery, i cili aktualisht drejton ekipin spanjoll Villareal, ka arritur më shumë e çdo kush në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, “Europa Leauge”.

Emery, së fundmi arriti që të kualifikohet për herë të pestë në finalen e Ligës së Evropës, duke e mposhtur ish-ekipin e tij Arsenal me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndërsa në finale, Emery do të ketë punë me skuadrën e Manchester United.

Trajneri spanjoll, ka qenë pjesëmarrës nëntë herë në Ligën e Evropës, prej të cilave pesë herë arriti të kualifikohet në finale, duke ngritur lartë tre herë trofeun.

Rekordin fantastik e kishte arritur prej sezonit të vitit 2014 deri në të 2016-tës, ku fitoi tre herë trofeun e Ligës së Evropës me ekipin e Sevilla-s.

Pastaj, në verën e vitit 2018 mori drejtimin e skuadrës së Paris Saint Germain, i cili qëndroi atje për gjatë dy sezoneve.

Pas dy vitve qëndrimi në Paris, 49-vjeçari mori drejtimin e Arsenalit në verën e vitit 2018.

Menjeherë në sezonin e parë të tij tek Arsenali, Emery arriti që të kualifikohej në finalen e trofeut të tij të “dëshiruar”, por më pas në finale u mposht nga skuadra tjetër londineze Chelsea me rezultat 4:1.

Gjithashtu edhe në Londër, tre herë fituesi i Ligës së Evropës, qëndroi dy vite, pastaj u transferua te skuadra e Villareal, ku vazhdon të qëndrojë akoma.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore