Përballje

UFC: Blachowicz mbron titullin e tij duke mundur Adesanyan


Jan Blachowicz arriti të dal triumfues në ndeshjen e shumëpërfolur përballë kampionit të peshave të mesme, Israel Adesanya, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Blachowicz mbrojti titullin për herë të parë në histori të karrierës së tij, dhe i rezultoi me fitore. Por, deri në momentin e fitores pak njerëz e besonin këtë sukses.

Polaku po ashtu i dha humbjen e parë në karrierë Adesanyas, dhe e ndaloi që të bëhet kampion i dy divizioneve të ndryshme.

Blachowicz dhe Adesanya luftuan në tre raundet e para të tensionuara, me të dy luftëtarët që kërkonin të minimizonin gabimet, por polaku kishte goditje të fuqishme drejt Adesanyas, të cilat ky i fundit nuk mundi t’i përballojë.

“Mendova se ai do të ishte pak më i shpejtë, por ai nuk goditi aq fort”, tha Blachowicz pas fitores së tij”, Ai ishte më i ngadaltë, por ai goditi më shumë, kjo ishte diçka që nuk e prisja. Unë duhet ta përdorë dorën time të majtë pak më shumë, duhet të bëj më shumë goditje, t’i bëja më shumë presion”.

Ishte në raundet e fundit ku Blachowicz tregoi aftësitë e tij më së miri, ai përdori avantazhin e tij të madhësisë dhe forcës për të rrëzuar Adesanyan.

Grumbullimi i pikëve në ato raunde të mëdha mbyllëse lejoi Blachowicz të fitoi me rezultatet unanim nga gjyqtarët 49-46, 49-45 dhe 49-45.

Sa i përket ndeshjes së radhëz, Blachowicz beson se njeriu i duhur është veterani Glover Teixeira.

“Unë mendoj se Teixeira e meriton atë, ai do të duhet të presë pak, kështu që unë të mund të pushoj dhe të jem me familjen time. Por ai do të presë, ai do të jetë kundërshtari i radhës”, tha Blachowicz.

Në humbje, Adesanya ishte i respektueshëm ndaj Blachowicz duke komentuar se ai është njeriu i duhur që ta mposht nigerianin.

“Humbjet janë pjesë e jetës, nëse do humbja nga dikush, nuk ka kundërshtar më të mirë se Jan Blachowicz për të më dhënë humbjen e parë. Ai është njeri shumë i mirë, i cili ka një histori të mrekullueshme, mënyra si kompania ishte afër ti shkëput kontratën dhe pastaj dominoi e u bë kampion. Dhe pastaj më dha mua humbjen e parë, një legjende të së ardhmes”, kishte thënë Adesanya në konferencë pas ndeshjes.

Adesanya tha se ai përfundimisht do të kthehej në divizionin e peshave deri në 93 kg. Ai deklaroi se së pari do kthehet në divizionin e peshave të mesme për të mbrojtur titullin e tij dhe pastaj do kthehet përsëri të luftojë në divizionin deri në 93kg.

Blachowicz tani ka 9 fitore e 4 humbje në karrierën e tij në UFC kur ai konsiderohet si jo favorit.

“Tani mendoj se meritoj respekt të plotë,” tha Blachowicz për të gjithë ata që dyshonin në të. “Unë kam qenë kampion i vërtetë më parë dhe unë jam kampion i vërtetë tani”, tha Blachowicz.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore