Përballje

UFC 269/ Oraret e spektaklit të madh


Ndeshjet e UFC 269 zhvillohen të shtunën (me kohën tonë lokale) ku dy luftime do jenë për titullin kampion.

Në eventin kryesor, kampioni i peshave të lehta Charles Oliveira vendos rripin e tij në linjë, kundër Dustin Poirier, i cili ka pasur një vit shumë të suksesshëm, ku është ranguar edhe si luftëtari më i mirë në botë i peshave të lehta.

Përballja para eventin kryesor do jetë dueli në kategorinë e femrave derin në 53 kilogramë mes kampiones Amanda Nunes dhe Julianna Pena.

Nunes do mbrojë titullin e saj, ndërsa Pena do provojë të rimarrë titullin si kampione e kategorisë deri në 53kg.

Ndeshjet e UFC do të zhvillohen në T-Mobile Arena në Las Vegas dhe do fillojnë nga ora 1:00 pas mesnate (me orën tonë lokale) deri në orët e hershme të mëngjesit në ora 6:00, ku pritet të fillojë dueli kryesorë.

Këto janë nëntë ndeshjet e UFC 269 dhe koha se kur do fillojnë:

Charles Oliveira – Dustin Poirier 6:00 (Eventi kryesor)

Amanda Nunes – Julianna Pena  5:30 (Eventi i dytë më i rëndësishëm)

Geoff Neal – Santiago Ponzinibbio 5:00

Cody Garbrandt – Kai Kara-France 4:30

Sean O’Malley – Raulian Paiva 4:00

Josh Emmett – Dan Ige 3:30

Dominick Cruz – Pedro Munhoz 3:00

Augusto Sakai – Tai Tuivasa 2:30

Bruno Silva – Jordan Wright 2:00

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore