Përballje

Tyson Fury thotë se do ta “shkelë” Oleksandr Usyk-un, kurdo që të ndeshën


Dy herë kampioni i pamposhtur i botës në peshat e rënda, Tyson Fury, është zotuar edhe njëherë se do ta “shkelë” Oleksandr Usyk-un, nëse këta të dy do të ndeshen.

Megjithatë, “The Gypsy King” tha se ai nuk mund ta zgjedhë kundërshtarin e tij, por ai është i gatshëm të përballet më çdo kënd.

Fury mbrojti titullin e peshave të rënda, në WBC, kundër Deontay Wilder-it, të cilin e nokautoi në meçin e zhvilluar në tetor të këtij viti.

Por, për tu bërë kampion i peshave të rënda , Fury duhet të presë, pasi Usyk tashmë ka vendosur për të mbrojtur titujt e tij në WBO, WBA dhe IBF, ku do të sfidohet nga Anthony Joshua në mars ose në prill të këtij viti.

Megjithatë, 33 vjeçari pritet të përballet me Dillian Whyte, i cili edhe pse nuk ishte caktuar si kundërshtar i Fury-t, me shumë mundësi këta të dy do të diskutojnë mes tyre titullin WBC.

Megjithatë, Fury qëndron i qetë për ndeshjen e tij të radhës, duke thënë se do të luftojë me kënd të jetë në dispozicion.

Watch Oleksandr Usyk Live Stream | DAZN RO
Oleksandr Usyk

“Unë thjesht jam i qetë duke shijuar jetën”, tha Fury për Sky Sports ndërsa mori pjesë në “Boxer Fight Night në Wembley” të shtunën.

“Nuk jam shumë i interesuar, sepse të jem i sinqertë nuk ka shumë kuptim me kë dua të luftoj në këtë moment. Është kush është në dispozicion dhe çfarë ka kuptim më vonë”, tha Fury.

Kujtojmë që as Fury e as Usyk nuk kanë shijuar ende humbje në karrierën e tyre profesionale, derisa Wilder e pësoi humbjen e parë me nokaut nga britaniku Fury.

Së fundi, Fury postoi edhe një video në Twitter, duke bërë ushtrime brutale.

Video e publikuar, e shfaq Fury-n duke marrë goditje të egra në brinjë nga një top stërvitës, ndërsa ai ishte i shtrirë në shpinë.

Pra, Fury vazhdon përgatitjet, i cili thotë se është i gatshëm për meçin e tij të radhës, pavarësisht se ai nuk është caktuar ende.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore