Boterori 2022

Tyson drejtuar Canelo-s: Nëse ai guxon të prekë Messi-n, do të më duhet të kthehem në ring


Polemika shpërtheu në fillim të kësaj jave kur boksieri Saul ‘Canelo’ Alvarez akuzoi Lionel Messi-n për gjoja se kishte shkelur fanellën e kombëtares meksikane ndërsa festonte fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Meksikës në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022.

Pas fjalëve të tij, legjenda e boksit Mike Tyson u hodh në mbrojtje të Messi-t, duke paralajmëruar Canelo-n se ai do të ishte i gatshëm të kthehej në aksion në një meç kundër boksierit meksikan.

“Dikush i quajtur ‘Canelo’ kërcënoi Messi-n”, tha Tyson për BBO Sports.

“Nëse ai guxon të prekë Messi-n, do të më duhet të kthehem në ring”.

Boksieri meksikan shkroi në Twitter për të treguar se ishte marrë me vete, duke i kërkuar falje yllit të Paris Saint-Germain dhe njerëzve nga Argjentina.

“Këto ditët e fundit u mashtrova nga pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim dhe bëra komente të pavend, kështu që dua t’i kërkoj falje Messi-t dhe popullit të Argjentinës”, ka shkruar Canelo.

“Çdo ditë mësojmë diçka të re dhe këtë herë ishte radha ime”.

Sulmuesi i PSG-së u pyet për komentet e Canelo-s pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Polonisë të mërkurën.

Messi theksoi se nuk kishte ndërmend të mos respektonte popullin meksikan.

“Ishte një keqkuptim”, vuri në dukje ai.

“Ata që më njohin e dinë që nuk kam mungesë respekti për askënd. Këto janë gjëra që ndodhin në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes”.

“Nuk kam pse të kërkoj falje sepse nuk kam shpërfillur popullin e Meksikës apo fanellën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore