Përballje

Turpërohet United, 4 gola nga Watford i zhysin djajtë në “ferr”


Ndeshjet e orës 16:00 në Premier League ishin dramatike dhe me shumë gola.

Dueli mes Watford dhe Manchester United përfundoi me fitoren e befasishme të këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku në pjesën e parë dominoi Watford, por në të dytën Manchester United krijuan më shumë mundësi.

Në fillim të ndeshjes, në minutën e 11-të, Ismaila Sarr tentoi të shënoi nga pika e penalltisë, por goditja e tij u mbrojt nga David De Gea.

Në minutën e 28-të, Joshua King shënoi golin e parë për Watford, pas një asistimi të Emmanuel Davis.

Goli i dytë i Watford erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45-të me anë të Ismaila Sarr, i cili shënoi një gol shumë të bukur pas asistimit të Kiko.

Me fillim të pjesës së dytë, në minutën e 50-të, Manchester United ngushtuan epërsinë me Donny Van De Beek, i cili u asistua nga Cristiano Ronaldo.

Por, problemet nuk ndalën këtu për “djajtë e kuq”, pasi Harry Maguire u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në Cleverly-n.

Për të siguruar fitoren dhe për t’i turpëruar “djajtë e kuq”, u përkujdesën Joao Pedro dhe Emmanuel Davis, të cilët shënuan në minutat, 91 dhe 95.

Momentalisht, Manchester United tani radhiten në poztiën e tetë e 17 pikë, ndërsa Watford janë në vendin e 15-të me 13 pikë.

Dueli mes Norwich-it të Milos Rashicës dhe Southampton-it të Armando Brojas përfundoi me fitoren e të parëve me rezultat 2:1.

Norwich siguruan vetëm fitoren e tyre të dytë në sezonin 2021/2022 të Premier League.

Milot rashica ishte në 11shen startuese, ndërsa Broja u inkuadrua në pjesën e dytë, në minutën e 57-të.

Golat për Norwich i shënuan Teemu Pukki dhe Grant Hanley, ndërsa në anët e Southampton shënoi Che Adams.

Ndeshjet e tjera të luajtura në ora 16:00 përfunduan kështu:

Aston Villa – Brighton 2:0

Burnley – Crystal Palace 3:3

Neëcastle – Brentford 3:3

Wolves – West Ham 1:0

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore