Përballje

Trepça triumfon në udhëtim te Prizreni 16


Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 70:79, në xhiron e 23-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh, 7:17, e më pas e ngritën epërsinë edhe më shumë, duke e fituar çerekun e parë 9:23.

Epërsia më e lartë në pjesën e parë ishte 16 pikë për mysafirët, ndërkohë që vendasit bënë përpjekje maksimale për të afruar rezultatin dhe ajo që arritën ishte deri në 11 pikë, 31:42.

‘Xehetarët’ ishin të vendosur për fitore dhe sërish në periudhën e tretë e ngritën epërsinë, në 17 pikë, 40:57, ndërsa në fund të kësaj pjese arritën epërsinë më të lartë, 48:57, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit tentuan rikthimin e madh, por vetëm arritën të ngushtojnë shifrat në 66:74, e më pas mitrovicasit e kontrolluan lojën, duke triumfuar me rezultat 70:79.

Te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 25 pikë e dhjetë kërcime dhe Xavier Cannefax me 23 pikë e pesë kërcime, ndërsa te Trepça u dalluan Mike Edwards me 19 pikë e 13 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.

Prizreni 16 ka 13 fitore e nëntë humbje, kurse Trepça 16 fitore e shtatë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore