Shqipëria

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan


Mëngjesin e 11 nëntorit ka rënë në prangat e Policisë Elbasan një 57-vjeçar, i cili po transportonte me autobus nëntë emigrantë të paligjshëm.

Këta të fundit kishin hyrë në Shqipëri nëpërmjet kufirit me shtetin fqinj, Greqinë, në mënyrë të paligjshme.

Përkatësisht gjatë kontrollit në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Ceruje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin autobus që drejtohej nga shtetas F. L.

Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas po transportonte me autobus, në drejtim të Tiranës, shtetasit nga Siria, kundrejt fitimit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 57 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore