Lajme

Trajkoviç: “Zhgënjyese të mos ketë shqiptarë në Parlamentin e ri të Serbisë, por fajin nuk e ka vetëm Beogradi”


Rada Trajkoviç, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve

Është zhgënjyese të mos ketë përfaqësues të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, ka thënë Rada Trajkoviç, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në një reagim ndaj Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Por, Trajkoviç, i referohet një a dy prononcimeve të shqiptarëve në Serbi, të cilët shpjegojnë pse, sipas tyre, zgjedhjet u bojkotuan nga shqiptarët, me një pjesëmarrje minimale prej vetëm 15% në votime.

“Ësht për t’u zhgënjyer se nuk ka përfaqësues të shqiptarëve në parlamentin e Ri të Serbisë, por arsyet për këtë janë pakënaqësia (irritimi) dhe dalja e pakët në zgjedhje, vetëm 15 përqind”, ka shkruar Trajkoviç.

“Qëndrimi i Beogradit është më pak i rëndësishëm. Shqiptarët e jugut e shpjegojn këtë në Jugpress”, ka shkruar ajo.

Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët në zgjedhjet e 3 prillit nuk arritën të fitojnë asnjë mandat në Zgjedhjet Parlamentare. Diku 6 mijë persona ishin fshirë nga listat e votimeve, siç u raportua ditë më parë edhe nga përfaqësues të BE-së dhe të Kosovës.

Nexhat Behluli nga Bujanoci e ka edhe një shpjegim tjetër.

“Shqiptarët nga jugu i Serbisë nuk votuan për listën e tyre për dy arsye. Ata garuan me dy lista të ndryshme. Edhe pse e dinin që do të ishte e vështrë për të kaluar pragun për shkak të ndarjes so votës, renditja e listës për deputetë ishte shumë më e rëndësishme për politikanët se sa interesat e qytetarëve, dhe për këtë arsye edhe u dënuan me votë”, ka thënë Behluli.

“Njerëzit nuk janë më dele, ata e kuptojën lojën dhe manipulimin nga liderët që kanë qenë në skenën politike në Bujanoc, Preshevë për më shumë se dy dekada, dhe kësaj here i poshtëruan në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai për këtë portal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore