Lajme

Trajkoviç: Serbët u larguan nga institucionet e Kosovës sepse mafia s’mund të përfitonte më


Rada Trajkoviç

Rada Trajkoviç, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe njëherit këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, beson thellësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përdori mafian për të integruar me forcë serbët në institucionet e Kosovës.

Prandaj shton ajo në një intervistë për mediumin serb, Nova.rs, Vuçiç nuk urdhëroi serbët të largohen nga institucionet e Kosovës më 5 nëntor për shkak të interesave serbe, por sepse mafia nuk mund të përfitonte më.

“Mafian e udhëhiqte Milan Radoiçiç’i. Mafia përdori metoda të ndryshme shtrëngimi për t’i detyruar serbët të ishin pjesë e institucioneve të Kosovës. I detyroi serbët që të bëhen gjyqtarë e të betohen para Thaçit. I obligoi serbët të jenë besnik ndaj institucioneve të Kosovës”, shpjegon fillimisht ajo.

“Vuçiç nuk i tërhoqi serbët nga institucionet për shkak të interesave të serbëve, por sepse filloi kontrolli më i madhe mbi atë që po bënin. Nuk ka pasur asgjë të shëndetshme për zhvillimin dhe përmirësimin e pozitës së serbëve”, shton ajo.

Sipas saj në procesin e dialogut prioriteti i parë duhet të jetë përmirësimi i situatës së sigurisë në Veri të Kosovës.

“Vetë një mjedis i qetë dhe i sigurt u mundëson serbëve të funksionojnë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore