Gatimi

Tortë me luleshtrydhe dhe çokollatë të bardhë


Ilustrim

Një kek i thjeshtë me luleshtrydhe dhe çokollatë të bardhë do t’ju kënaqë me shijen dhe aromën e tij, dhe përgatitja është shumë e lehtë. Çokollata e bardhë, përveç shijes së veçantë, i jep delikatesë ëmbëlsirës në dy forma – derisa torta është e ngrohtë, çokollata e bën të butë sepse shkrihet dhe kur ftohet bëhet krokante.

Përbërësit:

50 g sheqer kafe

50 g sheqer të bardhë

2 vezë

120 g gjalpë të shkrirë

130 g miell

1 lugë çaji pluhur pjekjeje

2 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 majë kripë

150 g çokollatë të bardhë

200 g luleshtrydhe të freskëta

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 180 gradë dhe shtroni një enë pjekjeje me përmasa 23 x 20 cm me letër furre.

Hidhni sheqerin kafe, sheqerin e thjeshtë dhe dy vezët në një tas për përzierje. Përziejini për disa minuta derisa masa të dyfishohet. Nëse nuk keni sheqer kafe, përdorni të thjeshtë. Shtoni miellin, pluhurin për pjekje dhe ekstraktin e vaniljes dhe gjalpin e shkrirë. I trazojmë derisa masa të bashkohet.

Prisni çokollatën e bardhë në copa që nuk duhet të jenë të njëjta. Shtojmë copat e çokollatës dhe i bashkojmë me dorë me pjesën tjetër të masës.

Lajmë luleshtrydhet dhe i presim në gjysmë. Masën e derdhim në një tepsi dhe sipër i vendosim luleshtrydhet. I shtypim lehtë në brumë. I pjekim për 25 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të bukur të artë. Spërkateni me sheqer pluhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore