Sport

Teuta në kërkim të triumfit përballë Kukësit


Java e 21 e Kategorisë Superiore do të hapet me përballjen Teuta kundër Kukësit. Sfida do të luhet në “Niko Dovana” duke filluar nga ora 16:00.

Teuta do të kërkojë të ndjek ecuritë pozitive duke qëndruar në garën për titull. Në krahun tjetër Kukësi kërkon fitoren për të arritur kupat europiane dhe për të shpëtuar sezonin.

Durrsakët pas 20 javëve të para në Superiore renditen në vendin e katërt me 36 pikë, pesë pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë. Verilindorët renditen në vendin e pestë me 29 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit në Superiore, Teuta numëron tre fitore, një barazim dhe një humbje. Kukësi në pesë ndeshjet e fundit numëron tre fitore dhe dy humbje.

Vendasit janë akoma të pathyeshëm në ndeshjet brenda, ku kanë tre fitore dhe shtatë barazime. Kukësi jashtë ka pesë fitore, një barazim dhe katër humbje.

Dy përballjet e mëpareshme mes tyre në Superiore, gjatë dy fazave të para, kanë përfunduar, Kukësi- Teuta me rezultatin 0-3 dhe Teuta – Kukësi në barazim pa gola.

Ditën e shtunë do të luhen sfidat e tjera të Kategorisë Superiore.  Duke filluar nga ora 13:00, Kastrioti do të presë Apoloninë, Bylisi pret Skënderbeun dhe klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia kundër Tiranës.

Në orën 16:00, do të luhet sfida e fundit e javës së 21, ajo mes Partizanit dhe Laçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore