Sport

Teuta e fiton dramën përballë Kukësit


Gjithçka ndodhi sot në ndeshjen mes Kukësit dhe Teutës.

Deri sa pjesa e parë solli pesë gola, e dyta solli kartonë të kuq.

45 minutat e para ishin të mbushura plot me rikthime.

Albano Aleksi shënoi për epërsinë e parë në ndeshje, që i shkoi Teutës në minutën e shtatë.

Pas vetëm gjashtë minutash, filloi rikthimi i parë.

Vitor Feijao barazoi për Kukësin në minutën e 13-të, kurse po aq minuta më pas, në të 26-ën, Gjelbrim Taipi shënoi për 2-1.

Mirëpo, Teuta u kundërpërgjigj menjëherë.

Në minutën e 34-të fillimisht, ishte Sebino Plaku ai që përsëri barazoi shifrat, për 1-1.

Kurse, pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, Kevin Koubemba shënoi golin e tretë për Teutën, për rezultatin 2-3 që do të ishte edhe përfundimtari

Në fundin e ndeshjes u nxenë gjakrat, me Taipin dhe Dajën që u ndëshkuan me të kuq.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e dytë, me po aq pikë sa Tirana kryesuese.

Kukësi mbetet e treta me shtatë.

Kështu duke tabela e Superiores pas katër javësh:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore