Stil

Tendencat kryesore të modës për pranverë-verë 2022


Foto ilustruese

Një tjetër sezon i modës ka kaluar dhe është koha për të përgatitur gardërobën tuaj për temperaturat më të ngrohta dhe mbrëmjet jashtë duke pirë kokteje.

Pranvera dhe vera mund të jenë stinë sfiduese për t’u veshur. Midis motit të rastësishëm dhe temperaturave me diell, është e lehtë të ndiheni të zhgënjyer për veshjet.

Nga ngjyrat e reja e deri te gjërat thelbësore klasike, Leon Emra, dizajner i modës, me bazë në qytetin e Pejës, Kosovë ku vepron dhe punon, tregon pikëpamjet e tij për tendencat e modës këtë vit.

Emra thotë se tendencat e reja të modës si çdo vit, vijnë nga javët e modës nëpër qytetet udhëheqëse të industrisë si Milano, Paris, Londër dhe New York Fashion Weeks.

“Aty prezantohen koleksionet më të reja si për veshjet e përditshme deri te ato plot glamur për evente, gjithashtu dhe paletat e ngjyrave dhe detajet plotësuese të veshjeve siç janë aksesorët e ndryshëm: bizhuteritë, çantat, këpucët, syzet, kapelet etj. Pastaj këto tendenca përshtaten anë e kënd botës nga influencer/blogger të modës të cilët luajnë një rol kyç për momentin sepse ata i paraqesin këto tendenca nëpër rrjetet e tyre sociale ku drejtpërdrejt ju prezantojnë ndjekësve të tyre që ti rifreskojnë me trendet e fundit të momentit”, shpjegon Emra për Albanian Post.

Leon Emra, dizajner i modës.
Çfarë është ‘IN’ në këtë sezon?

Sipas Emrës, kryefjala e koleksioneve të fundit Pranverë/Verë 2022 janë paleta e ngjyrave primare dhe kombinimi i tyre në kontraste.

“Nga sfilata e fundit e Valentino SS 22 ngjyra e ksaj vere që do ta shohim në çdo veshje, aksesor,  është ‘Pink Valentino‘ e cila është prezantuar në street style-t e fashion shows nga blogeret e famshme e deri tek eventet me të rëndësishme siç janë Met Gala, Cannes Film Festival etj”.

“Pink Valentino”

“Gjithashtu brendet si Valentino dhe Versace kanë sjell në trend këpucët me platformë të cilat janë të mrekullueshme. Printet vazhdojnë të jenë të pranishme dhe të përdoruara nga dizajnerët e ndryshëm. Copa më e përdorur e momentit jo vetëm për veshjet solemne si eventet e natës por edhe në përditshmëri është materiali i ‘satenit’ që do ta hasim në veshje të ndryshme si funde, këmisha pune e deri te fustanet elegante për mbrëmje. Materialet me shkëlqim argjenti dhe ari vazhdojnë të përdoren, puplat dhe copat me gurë”.

Këpucët me platformë
Cilat gabime nuk duhet ti bëjmë?

“Gabimet që nuk duhet ti bëjmë janë ato që përsëriten çdo vit sepse keqkuptohen nga njerëzit të cilët mendojnë që çdo tendencë e re e modës duhet të përdoret ose vishet veç pse është ‘IN’ edhe pse nuk i përshtatet me stilin personal, përmasat trupore, eventin ku e përdor si veshje etj. Nuk do të thotë që çdo trend të ri duhet ta marrim ashtu si e shohim por duhet ta përshtatim sipas stilit tonë personal”, thotë Emra.

Copa më e përdorur e momentit jo vetëm për veshjet solemne si eventet e natës por edhe në përditshmëri është materiali i ‘satenit’.
Si të vishemi për në punë gjatë verës?

Duke përjashtuar personat të cilët mbajnë një uniformë të caktuar nga vendi i punës ose një kod veshje, në këtë sezon Pranverë/Verë 2022 kanë hyr fuqishëm përdorimi i ‘Seteve’ (setër dhe pantollona) të të gjitha nuancave të cilat shume mirë mund ti kombinojmë me atelete ose këpucë/sandale elegante të rehatshme për një ditë të ngarkuar pune. Materialet duhet të jenë të holla tip Lino ose stofra të tjera verore. Ngjyrat e tokës dhe paleta e pastelit janë ideale për veshjet në vendin e punës ose në takime pune, shpjegon Emra.

Si duhet të vishemi në plazh këtë verë?

“Si çdo vit dhe këtë vit për mendimin tim duhet ti kemi me vete gjërat esenciale që kur nuk dalin nga moda, një qante dhe kapele klasike të punuar me material kashte, këmishë oversize të bardhë me material lino, gjithashtu nuk duhet të mungojnë shapkat me platformë të cilat janë trend i kësaj sezone dhe një ‘Maxi Dress’ me të cilin do dukeni bukur dhe të veshur me stil por në të njëjtën kohë të kompletuar për një foto perfekte instagrami. Ngjyrat e trendet e momentit mund ti përshtatim duke ja shtuar gardërobës esenciale që përmenda më lart”, thotë Emra.

“Syzet e këtij sezoni janë ‘IN’ me nuanca të ndryshme gjithashtu edhe rroba banjat / bikinit ndërsa aksesorët me detaje nga bota nënujore janë gjithmonë unike dhe të duhurat për ti përdorur në plazh por edhe natën në dark dhe party!”.

Si të vishemi në një festë, në një dalje në mbrëmje apo në një dasmë?

Sipas Emrës, e rëndësishme është që gjithmonë duhet ta kemi parasysh vendin ku po shkojmë dhe rolin tonë në atë event qoftë festë ditëlindjeje, parti ose dasmë.

Ngjyra e zezë kurrë nuk na tradhton dhe është ‘Safe’ por mund t’i përdorim edhe ngjyrat e tendencave të fundit nëse na përshtaten.

Daljet për një pije në mbrëmje nëse mbesim deri vonë në punë me ‘Setin’ që kemi ja shtojmë një ‘Crop Top’ me printe ose me material me shkëlqim dhe një palë sandale me ngjyrat e sezonit dhe jemi në rregull për një dalje pas punës në mbrëmje, shpjegon dizajneri.

Materialet me shkëlqim vazhdojnë të përdoren edhe këtë vit.
Cili kombinim apo veshje që do të jetë shumë gjatë në modë?

Nëse flasim për kombinime të ngjyrave paleta e ngjyrave të tokës dhe pastelit kanë vite me radhë që po triumfojnë në veshjet e sezonave në pasarelat e modës.

E bardha dhe e zeza janë “Timeless” duhet domosdo të gjithë ne ti kemi këto dy ngjyra në dollapin tonë.

Prerjet klasike të veshjeve nuk dalin kurrë nga moda dhe shumë lehtë mund ti kombinojmë me veshjet të cilat janë të tendencave të sezoneve të caktuar.

T-Shirt/Bluze e bardhë duhet të jetë pjesë e gardërobës sonë, gjithashtu dhe këmisha e bardhë klasike!

Pantallonat dhe xhinset bazike gjithashtu nuk duhet të mungojnë, xhaketa e lëkures dhe e materialit ‘Jenas’ të cilat lehtësisht janë të kombinueshme me të gjitha llojet e veshjeve duke e filluar ditën në mëngjes për në punë dhe duke e mbaruar atë në ndonjë festë në klubet e qytetit.

“Me pak fjalë veshjet që kanë triumfuar vitet, trendet dhe do të jenë jo gjatë por përgjithmonë në modë janë ato bazike dhe klasike”, përfundon Emra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore