Sport

Ten Hag hedh poshtë pretendimet se do bëhet trajner i Manchester United


Trajneri i Ajax Erik ten Hag duket se ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka mundësi të bëhet trajner i Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer ka ndarë rrugët me gjigantët e Premier League pas një humbje prej 4:1 në duelin përballë Watford.

Presioni ishte rritur mbi norvegjezin për javë të tëra dhe ai nuk u ndihmua nga humbjet kundër Liverpool-it dhe Manchester City-t, por humbja përballë Watford-it ishte momenti ku u kuptua se Solskjaer do largohet.

Tani, Ten Hag është ndër emrat e lidhur me postin e trajnerit të United, por ai mbetet i përkushtuar ndaj punës që ka në duart e tij në Ajax.

“Unë jam i fokusuar në ekipin tim,” tha Ten Hag për ESPN, kur u pyet për punën e trajnerit të Manchester United.

“Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe kemi shumë gjëra që duam të arrijmë. Duam të luftojmë për tituj”.

“Fokusi im është te Ajaxi, pjesa tjetër është vetëm një shpërqendrim. Unë pres që lojtarët e mi të fokusohen te Ajax, kështu që unë duhet të jap shembullin e duhur”.

“Është e çuditshme që flisni për punën e trajnerit të United, sepse nuk kam dëgjuar asgjë kështu që nuk mund të mendoj për të”, përfundoi Ten Hag.

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është një tjetër nga emrat që është lidhur me një kalim në Old Trafford.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore