Sport

Çka tash për Manchester United?


Humbja turpëruese e së shtunës 4-1 ndaj Watford-it ishte ndeshja e fundit për Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.

Ky rezultat ishte humbja e shtatë e “djajve të kuq” në 13 ndeshje dhe kjo e pozicion Manchester United në vendin e shtatë në Premier League me 12 pikë prapa liderit, Chelsea.

Norvegjezi është shkarkuar nga posti i trajnerit në Old Trafford dhe këta janë pesë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë.

Zinedine Zidane

Ish-lojtari i Real Madridit ka mbetur pa punë që nga vera kur u largua nga kryeqyteti spanjoll. Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje në Old Trafford në raste të mëparshme dhe ai ka pasur një karrierë fantastike si trajner deri më tani. Me Real Madrid-in, Zidane ka fituar tre Liga të Kampionëve, dy tituj të La Liga-s, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të UEFA-s.

Brendan Rodgers

Irlandezi Rodgers, i cili aktualisht është trajner i Leicester City, ka drejtuar Sëansea City, Liverpool dhe Celtic gjatë karrierës së tij. Ai ka fituar shumë admirues gjatë viteve si trajner dhe e ka udhëhequr skuadrën e tij Leicester, dy herë në “Top 5”, dhe po ashtu ka arritur të fitojë FA Cup-in e parë për Leicester.

Michael Carrick

Ish-mesfushori i Manchester United do të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës pas shkarkimit të Solskjaer, me ndeshjen e tij të parë që do të vijë të martën kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve. Nëse Carrick është në gjendje të fitojë ndeshje dhe të kthejë rezultatet në të mirën e United, ai mund të bëhet trajneri afatgjatë i “djajve të kuq”.

Erik ten Hag

Trajneri aktual i Ajax-it, Erik ten Hag, është një tjetër kandidat i mundshëm, pasi ka qenë në krye të gjigantëve holandez që nga viti 2017. Ten Hag luan një stil tërheqës futbolli dhe ka fituar dy trofe në Eredivisie dhe KNVB Cup në kohën e tij, si dhe ka ngritur Superkupën e Holandës dhe po ashtu ka udhëhequr skuadrën e tij në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku kishin humbur përballë Tottenham Hotspur në minutat e fundit.

Laurent Blanc

Trajneri francez Laurent Blanc është gjithashtu në garë dhe ka punuar me sulmuesin e United, Edison Cavani në Paris Saint-Germain, ku ai fitoi tre tituj të Ligue 1 në po aq vite. Francezi luajti në Old Trafford për dy vjet përpara se të tërhiqej në vitin 2003, dhe aktualisht është duke punuar si trajner në Al-Rayyan në Katar. Blanc ka punuar gjithashtu te Bordeaux, duke fituar Ligue 1 në vitin 2009, dhe ai drejtoi kombëtaren franceze pas Kupës së Botës në vitin 2010.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore