Lajme

Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella


Bilanci i sulmit me raketa ruse në qytetin port kryesor të Odessa-s në jug të Ukrainës është të paktën dy të vdekur dhe 8 të plagosur.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori lokal.

“Fatkeqësisht, sulmi me raketa ruse rezultoi në vdekjen e dy personave. Tetë persona të tjerë u plagosën rëndë, duke përfshirë një djalë 12-vjeçar”, ka thënë Oleg Kiper në Telegram.

Sipas tij u godit edhe kalaja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore