Lajme

Të paktën 10 të vrarë nga sulmi në Kharkiv


Të paktën dhjetë persona u vranë dhe 20 u plagosën pas një sulmi me raketa në sheshin qendror të qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, ndërsa këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, ka deklaruar se 35 është numri i personave të plagosur.

Po ashtu dhjetëra të tjera u shpëtuan nën rrënoja.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore