Kosova

Të dielën mbahet seanca dëgjimore ndaj 3 të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt


Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, këtë të shtune, ka njoftuar se tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë, të dielën do të dalin para trupit gjykues.

“Nesër do të mbahet seanca dëgjimore në ora 9:30 ndaj tre të akuzuarve, N.M, G.P, K.K, të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë”, ka thënë shkurtimisht për Albanian Post zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Çfarë ndodhi?

Të mërkurën në mbrëmje u vra Liridona Ademaj në fshatin Sinidoll të Prishtinës.

Rasti fillimisht u cilësua si vrasje gjatë një grabitjeje të armatosur.

Dy ditë më vonë Policia e Kosovës arrestoi dorasin si dhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, si të dyshuar për vrasjen.

Dorasi i arrestuar, i tregoi Policisë së Kosovës, se u pagua nga bashkëshorti i viktimës për të kryer vrasjen.

Bashkëshorti gjatë intervistimit nga hetuesit, të premten, pranoi se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Nga deklarimi i bashkëshortit u mësua se ia kishte dhënë dorasit 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë euro të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Në anën tjetër një i dyshuar i tretë u vu nën pranga në orët e vona të së premtes.

Ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen e gruas në Prishtinë.

Për një dekadë mbi 50 raste të vrasjeve të grave nga bashkëshortët

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore