Film

Taylor Swift, ylli që tërhoqi vëmendjen në “Golden Globe 2024”


Këngëtarja, Taylor Swift duket se e braktisi ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “Golden Globe 2024” herët pas humbjes se një çmimi në favor të filmit “Barbie”.

Pak kohë pas shpalljes se çmimit, disa fansa te Taylor Swift vunë re se këngëtarja e “Cruel Summer” nuk ishte me ne audiencë pranë Keleigh Sperry, e cila e shoqëronte në ngjarje në vend të të dashurit Travis Kelce.

“Nuk e shoh Taylor, mendoj se ka ikur”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër përgjigjej, “Taylor ka ikur vërtet? Çfarë lajmi i shëmtuar”.

“90% e sigurt që Taylor ka ikur, nuk është parë që nga ‘Barbie’”, shkroi një i tretë.

Megjithatë, artistja 34-vjeçare ishte vërejtur se ishte personi i parë që i ngriti dorën në nderim ekipit dhe aktorëve të “Barbie” kur ata morën çmimin tjetër më herët.

Edhe pse Swift priti deri sa çmimi u dha, disa fansa besojnë se largimi i saj i hershëm ka të bëjë edhe me shakanë e nikoqirit të “Golden Globe” Koy mbi romancën e saj me Kelce.

Në fillim të mbrëmjes, Koy bëri një shaka për praninë e Swift në lojën e Kelce, e cila është dokumentuar fort gjatë muajve të fundit.

“Diferenca e madhe mes Golden Globes dhe NFL është se në Golden Globes kemi më pak pamje kamerash të Taylor Swift”, tha prezantuesi ironikisht.

Megjithatë, kjo shaka duket se preku nervat e Swift, e cila i lëshoi atij një shikim të ftohtë ndërsa po pinte nga pija e saj.

Më parë, Swift kishte kundërshtuar kritikat nga fansat e NFL-së për mbulimin mediatik rreth saj në ndeshje, duke thënë për Time se ajo është “atje thjesht për të mbështetur Travisin” dhe “nuk ka idenë” se sa shpesh shfaqet në televizor”.

“Për mua është e paedukuar se a shfaqem shumë apo nuk shfaqem fare në televizor”, i kishte thënë ajo mediave.

Pavarësisht shakas, Swift duket se ka bërë më të mirën nga koha e saj në shfaqjen e çmimeve pranë Sperry dhe shoqes Selena Gomez.

Këngëtarja e “Bejewled”, e cila dukej elegante në një fustan të skintur Gucci, u fotografua duke qeshur – dhe duket se duke biseduar – me dy miqtë e saj gjatë natës.

Edhe pse Swift erdhi në ngjarje pranë Sperry, ajo u takua me yllin e “Only Murders in the Building” brenda sallës.

Swift dhe Gomez, e cila kishte veshur një fustan të kuq asimetrik, u fotografuan duke u përqafuar dhe biseduar gjatë një pushimi reklamash, megjithatë, nuk është e qartë se për çfarë po flisnin damat dhe nëse Gomez iku në shtëpi ashkë me Swift dhe Sperry.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore