Lajme

Takimet mes zyrtarëve të Kosovës dhe Bosnjës janë shumë të rëndësishme, thotë Mujanoviç  


Vjosa Osmani dhe Denis Beçiroviç

Analisti politik nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, ka vlerësuar si tejet të rëndësishme takimet që krerët institucional të Kosovës po zhvillojnë me ata të Bosnje e Hercegovinës nëpër konferenca të ndryshme ndërkombëtare.

Meqë sipas tij një gjë e tillë është edhe një përgjigje për bllokadën që po bënë presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srspka në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, duke refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Këto takime (jo)zyrtare ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe BeH në samite të ndryshme ndërkombëtare janë shumë të rëndësishme. Bllokada e marrëdhënieve formale midis vendeve (për shkak të secesionistit Dodik) nuk mund të errësojë sfidat e përbashkëta të sigurisë me të cilat përballen të dyja nga regjimi në Beograd”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.

Ndryshe së fundmi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuat me anëtarin e Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Denis Beçiroviç, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalyas, ku ka uruar këtë të fundit për Ditën e Pavarësisë së BeH-së.

Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, për shkak të politikave destruktive dhe pro-serbe të presidentit të entitet serb në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik.

Ndryshe përveç Osmani edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime të shumta me krerët institucional nga Bosnja e Hercegovina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore