Shqipëria

Tafani rrëfen për aktivitetin e Laert Haxhiut në trafikun e kokainës nga Amerika Latine


I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka thënë se grupi i Laert Haxhiut ka aktivitet edhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për linjën e trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në Portin e Pireut.

Sipas tij, Haxhia ka bashkëpunuar me grupe kriminale nga Fieri, Tepelena dhe Saranda.

Tafani ka bashkëpunuar me drejtësinë teksa ka treguar se grupi ku bënte pjesë, ku drejtues ishte Laert Haxhia, i cili ndodhet pas hekurave në shtetin grek, pasi akuzohet për masakrën e Lushnjës, duke zbardhur kështu 6 vrasje.

Ai zbuloi planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, ish-prokurores së Lushnjës, Merita Selimi dhe avokatin, Adriatik Doga.

Menjëherë pas kësaj dëshmie Musabelliu dhe Selimi u morën në mbrojtje nga efektivët.
E përbashkëta e të dyjave është pasja në dorë e dosjes se Haxhiut.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelliun, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokët e tij Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes”, rrëfeu Tafani.

Sipas tij, anëtarët e bandës i kanë bërë foto prokurores, burrit dhe fëmijëve të saj.Ndërkaq, Selimi ishte prokurorja që hetoi Haxhiun, Bilbilin dhe Kaloshin për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Asokohe mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.
Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK.

Çështjen e mori prokurorja Musabelliu, e cila ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

Zbërthimi i grupit të Laert Haxhiut – I penduari i drejtësisë zbuloi gjithçka, zbardhen vrasje në Shqipëri e Greqi

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore