Lajme

Szunyog me biçikletë dhe Rama me trotinet urojnë Ditën e Evropës


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, kanë marrë pjesë në aktivitetin për Ditën e Evropës, të mbajtur në sheshet e Prishtinës po ashtu në rrugët “George Bush” dhe “Garibaldi”.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin dhjetëra pjesëmarrës, ndërsa Szunyog është parë duke ngasur biçikletën, kurse Rama trotinetin.

Szunyog, është deklaruar se shpreson që Kosova të integrohet një ditë në Bashkimin Evropain.

“Unë jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu për Ditën e Evropës. Është traditë që ta festojmë Ditën e Evropës. Vitin e kaluar e kemi nisur nga Arbëria, sot po e nisim nga ‘Rrethi’ i Prishtinës, ku do të mbahet dhe një festival me shumë artistë, shpresojmë që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai tutje ka thënë se në këtë ditë duhet të kemi mbështetje akoma më të madhe ndaj Ukrainës.

“Unë mendoj se mund ta shënojmë këtë ditë të Evropës, duke demonstruar gjithashtu mbështetjen tonë për Ukrainën dhe Kosovës,  gjithashtu integrimin e  Kosovës, gjithashtu integrimin e  Kosovës në BE dhe Ballkanin Perëndimor” .

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se është kënaqësi kur sheh përkrahjen e BE-së për Kosovën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

“Është kënaqësi me qenë me shefin e BE-së këtu për të shënuar Ditën e Evropës. Duke pas parasysh që Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar komuniteti evropian, kjo sot tregon një suport të BE-së drejt këtij anëtarësimi”.

“Kjo tregon suport për Prishtinën intervenimet në kryetarët që t’i japim ngjyrë dhe jetë më të mirë qytetarëve të Prishtinës. Sot këtu janë bërë grup artistët për t’i dhënë ngjyrat e Evropës këtij muri të hirtë, ngjyrat e Kosovës dhe Ukrainës, duke treguar që jemi me popullin e Ukrainës. Lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë”, tha Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore