Sport

Superliga/ Valdano: Agnelli ka tradhtuar 200 skuadra


Ish-trajneri dhe futbollisti i Real Madrid-it, Jorge Valdano, ka sulmuar ashpër presidentin e Juventus-it, Andrea Agnelli-n.

Valdano ishte i ftuar në emisionin “El Transistor” të Onda Cero-s, ku foli rreth Superligës së Europës.

“Lufta nuk u fitua nga UEFA. Ajo u fitua nga populli, nga anglezët”, tha Valdano.

“Ekziston një ndryshim shumë i madh kulturor midis Spanjës dhe Anglisë për futbollin”.

Agnelli ishte presidenti i Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA) dhe pak orë para krijimit të Superligës dha dorëheqjen.

“Ai ishte përfaqësuesi i 200 ekipeve dhe i tradhtoi ato. Ishte e papranueshme”, shtoi ish-trajneri i Real-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore