Përballje

Superliga e Kosovës: Drita barazon me Gjilanin, Prishtina bënë detyrën ndaj Besës dhe Feronikeli fiton tre pikë të arta


Kryendeshja e javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, e zhvilluar mes Gjilanit dhe Dritës, nuk prodhoi fitues.

“Derbi i Anamoravës” u mbyll me rezultat 1:1, teksa ky rezultat nuk i konvenon aspak Dirtës, e cila bëri një hap pas në garën për titull kampion.

Neshja nisi më mirë për Gjilanin vendas, të cilët shënuan gol në minutën e 20-të, përmes Fiton Hajdarit, për rezultatin 1:0, me të cilin dhe u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 59-të, italiani i cili u inkuadrua në lojë vetëm dy minuta më herët, Esosa Priestley Irogue, realizoi golin e barazimit për Dritën.

Me këtë barazim, skuara e Dritës, mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 69 pikë, kurse Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 48 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Pejë, skuadra e Prishtinës kreu detyrën përballë Besës, duke fituar me rezultat 0:3.

Pjesa e parë u mbyll me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 19-të, teksa në të dytën, Otto John realizoi një dy-golësh në minutat 66 dhe 67 për rezultatin përfundimar 0:3.

Me këtë fitore, skuadra e Prishtinës përforcon pozitën e parë në tabelë, kjo falë edhe barazimit të Dritës.

Bardhekaltërit kanë grumbulluar 72 pikë, tre më shumë se Drita, derisa Ballkani i vendit të tretë ka 67, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Kurse skuadra e Besës tashmë me 12 pikët e grumbulluara, gjendet në vendin e fundit dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë ne Ligën e Parë të Kosovës.

Në ndeshjen tjetër të së mërkures, Feronikeli ka arritur të sigurojë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Skuadra nga Drenasi, fitoi në shtëpi përball Trepçës’89 me rezultat të pastër 3:0, me tre golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht realizoi Lapidar Lladrovci në minutën e 64-të, pastaj vendasit e patën më të lehtë fitoren pasi mitrovicasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit nga lojta të futbollistit afrikan Nene.

Marko Simonovski realizoi për 2:0 nga penalltia në minutën e 88-të, ndërsa golin e tretë në ndeshje e realizoi Albert Dabiqaj në minutën e katërt shtesë.

Me këtë fitore skuadra e Feronikelit pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë me 38 pikë, ndërsa Trepça’89 mbetet në vendin e tetë me dy pikë më pak.

Kujtojmë që java e 33-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet të enjten me dy ndeshjet Ballkani – Arbëria dhe Drenica – Llapi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore