Lajme

Super jahti rus i sekuestruar del në ankand


Vlera e tij është plot 75 milionë dollarë dhe dikur i përkiste manjatit rus Dmitrevich Pumpyanksy, mirëpo pas mospagimit të një kësti bankar për një kredi 20 milionë dollarëshe të marrë nga banka e njohur amerikane JP Morgan, Axioma, i njohur si super jahti rus, do të dalë në ankand.

Mjeti u sekuestrua në Gjibraltar në Mars dhe pritet që të ketë blerësin e saj të ri brenda të martës së 24 gushtit, kur edhe do të mbahet ankandi.

Jahti është i një gjatësie 72.5 metra.

Pavarësisht se vlera e tij arrin në 75 milionë dollarë, pritet që çmimi për të cilin do të shitet të jetë shumë më i vogël, pasi ankandi do të zgjasë vetëm një ditë.

Brenda tij gjenden gjashtë kabina, ku lirshëm mund të qëndrojnë 12 persona. Në bord ka një pishinë, hidromasazh, spa, një kinema e teknologjisë 3D, disa motorrë uji dhe pajisje profesionale për zhytje.

Ekuipazhi i rekomanduar për të qenë në bord të jahtit dhe për mbarëvajtjen e një udhëtimi normal është prej 20 personazh, duke përfshirë edhe shërbimin dhe mirëmbajtjen.

Axioma ka qenë edhe mjeti i parë luksoz lundrues, i cili u sekuestrua pas fillimit të luftës në Ukrainë, si shenjë e nisjes së sanksioneve ndaj miliarderëve rusë pranë Vladimir Putinit.

Në terma biznesi, për të marrë një jaht të tillë me qera për një javë, duhen paguar plot 550 mijë euro.

Ndërsa, të interesuarit për të, nuk ka se si të jenë të paktë, duke parë edhe vlerën me të cilën do të mund të blihet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore