Shqipëria

Sulmi te xhamia – nuk ka ende një vendim nga Prokuroria


Një ditë pas plagosjes së pesë personave në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën Kavajës, burime për AlbanianPost kanë bërë me dije se për ngjarjen po merren paralelisht edhe policia edhe grupi i anti-terrorit.

Pritet vendimi final nga prokuroria për të përcaktuar nëse ngjarja ishte me qëllime terroriste apo një akt vandal. Aktet terroriste në Shqipëri, sipas ligjit në fuqi, dënohen deri në burgim të përjetshëm.

34-vjeçari, Rudolf Nikolli, ditën e hënë, qëlloi më thikë dy persona jashtë ambienteve kultit dhe më pas hyri brenda xhamisë ku plagosi dhe tre të tjerë.

Mësohet se njëri nga të plagosurit po i ushtrohet një operacioni, ndërsa katër personat e tjerë kanë dalë nga spitali.

Nga të dhënat e marra, ka rezultuar që 34-vjeçari është me çrregullime mendore.

Më parë, më 11 mars, Nikolli kishte kryer një plagosje me thikë ndaj një personi me aftësi ndryshe tek terminali i autobusëve të veriut.

Lajmi në përditësim

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore