Bota

Stuhi e fuqishme dëbore ka goditur Amerikën perëndimore


Colorado, e shtunë (Reuters)

Një stuhi e fuqishme dëbore ka goditur SHBA-nё perëndimore.

Sipas, Shërbimi Kombëtar të Motit (NWS) situata paraqitet e rrezkishme nё shtetin e Wyoming-ut dhe Nebraska-as. Po ashtu, nё Colorado dёbora pritet tё arrijё njё trashёsi rreth 61 centimetra.

Parashikuesit paralajmёruan ndёrprerje tё energjisё dhe ortekё tё mundshёm nё zonёn e Shkёmbinjve tё SHBA-sё.

Në rreth 61 centimetra dëbora do të akumulohet dhe në Wyoming dhe Nebraska, ndёrsa era do të fryjë me njё shpejtёsi deri nё 15 kilometra pёr orё.

Stuhia e dёborёs qё filloi ditёn e djeshme, pritet tё zgjasё deri tё hёnёn.

Udhёtarёt janё paralajmёruar tё pajisen me furnizime emergjente dhe elektrikё dore.

Nё jug nё Kolorado situata paraqitet më e përkeqësuar që prej ditës së djeshme. Nё Denver ajri pak mё i thatё i së shtunës i ngadalёsoi pёrkohёsisht reshjet e dёborёs, por priten tё kthehen pёrsёri ditёn e sotme.

Ndërkohë faqja e gjurmimit të aviacionit Flight Aware, ka lajmëruar anulimin e 1 mijё e 979 fluturimeve nga brenda dhe jashtë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Denver.

Kompania e shërbimeve Xcel Energy, tha se ishte “duke rritur numrin e ekuipazheve” të energjisë, për çdo emergjencë. Ndërsa, NWS lajmёroi udhёtarёt dhe skiatorёt të tregojnë kujdes ndaj ortekёve. Guvernatori i Kolorados, ka aktivizuar gjithashtu Gardën Kombëtare të Shtetit, për t’iu përgjigjur kërkesave të kërkimit dhe shpëtimit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore