Përballje

Spektakël golash në Mitrovicë mes Trepçës’89 dhe Llapit


Ndeshja tjetër e ditës së sotme, mes Trepçës’89 dhe Llapit solli spektakël golash, e cila përfundoi me barazim 3:3.

Serinë e golave e hapi Trepça’89, të cilët shënuan në minutën e 24-të përmes Ardian Mujës.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të vendasve, derisa në fraksionin e dytë u shënun edhe plot pesë gola.

Fillimisht Kushtrim Shabani barazoi rezultatin në minutën e 50-të, por vetëm tre minuta më vonë mitrovicasit përsëri gjetën golin e avantazhit.

Avantazhi i vendasve zgjati deri në minutën e 70-të, kur Drilon Fazliu barazoi për të dytën herë rezultatin për Llapin.

Pesë minuta më vonë, përsëri Trepça’89 kaloi në epërsi, por në minutën e fundit të ndeshjes, ishte Festim Alidemaj, ai që barazoi shifrat për rezultatin përfundimtar 3:3 nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë barazim, Llapi ka 13 pikë në vendin e pestë, ndërsa dy pozita më poshtë gjendet Trepça’89 me 10 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore