Sport

Simon Simoni nënshkruan për Eintracht Frankfurt


Skuadra nga Bundesliga gjermne e Eintracht Frankfurt ka përfunduar nënshkrimin e talentit shqiptar, Simon Simoni. 18-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2027. Ai mbërriti nga skuadra e Kategorisë së Parë, Dinamo.

Portieri ka bërë tetë paraqitje për ekipin e parë këtë sezon, duke mbajtur pesë herë portën e paprekur. Simoni ka përfaqësuar tashmë 21 herë Shqipërinë në nivel të të rinjve dhe u thirr në skuadrën e të rriturve në qershor.

Trajneri i portierëve të Eintracht-it, Jan Zimmermann tha se “Simon është një nga talentet më të mëdhenj të portierëve në grupmoshën e tij dhe tashmë ka fituar përvojë në nivel të lartë në moshë të re. Ai është një portier i guximshëm me dinamizëm të mirë dhe potencial të madh”.

Anëtari i bordit sportiv të Eintracht, Markus Krosche tha për transferimin “Qëllimi ynë është të stërvitim dhe zhvillojmë talente të rinj. Simon Simoni sjell shumë atribute që na duhen për lojën tonë dhe përputhet saktësisht me profilin tonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore