Sport

Simmons pezullohet nga ekipi për ndeshjen e parë të sezonës së 76ers


Ben Simmons është pezulluar nga ekipi i Philadelphia 76ers për një lojë për shkak të sjelljes së keqe me trajnerin dhe ekipin.

Simmons do të humbasë hapjen e sezonit të 76ers me ndeshjen përballë New Orleans Pelicans.

Simmons ishte në një kamp në stërvitje pasi ai kërkoi të largohet nga klubi i Philadelphias.

Ai ishte në trajnim disa ditë më parë, ai dukej i pa interesuar gjatë një grumbullimi me ekipin e parë, pasi ai driblonte topin me telefon në xhep dhe pa interes.

25-vjeçarit nga Australia i kishin mbetur katër vjet dhe 147 milionë dollarë në kontratën e tij maksimale kur vendosi se donte të transferohet diku tjetër.

Ky distancim mes Simmons dhe 76ers filloi në playoff-in e sezonit të kaluar përballë Atlanta Hawks, pasi 25-vjeçari kishte performanca jo të mira të cilat rezultuan në ofendime nga tifozët.

Fansat e ekipit të 76ers dhe trajneri i kanë bërë ftesë që ai të kthehet, por ai nuk është i interesuar të luaj më për ekipin e Philadelphias.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore