Lajme

Simiç paralajmëron pushtetin me “thyerje të turinjëve” nëse komunikimi me Radojiçiçin del në media


Mimoza Kusari-Lila

Në pjesën e dytë të përgjimeve të publikuara ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, duke komunikuar me përfaqësuesin e Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – Slavko Simiç, ky i fundit kërcënon me “thyerje turinjëve”.

Në këtë mënyrë paralajamërohet shefja e deputetëve të partisë në pushtet dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga përfaqësuesi i Listës Serbe, në rast se përfaqësuesit serbë do të vendosnin që komunikimin e ekzekutivit me një person me të kaluar të qartë kriminale sikurse Milan Radojiçiç do ta publikonin në mediat kosovare.

“Seriozisht, jo vetëm ty, por edhe kryeministrit do t’i thyhej koka. Të gjithëve me rend…Je dëgjuar pesë herë me Milanin”, dëgjohet tek paralajmërohet Kusari-Lila në përgjimin e publikuar nga “Nacionale”, kurse pritet që të publikohen edhe pjesë të  tjera të përgjimeve, ku qartësohet koordinimi e autoriteteve kosovare me Listën Serbe.

Në këto përgjime flitet për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe për disa nga çështjet politike në Kosovë.

Mimoza Kusari-Lila gënjeu, me “Radojiçiç-in foli 5 herë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore