“Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal”.
Kështu shkruan fituesen e zgjedhjeve presidenciale nga radhët e partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, si përgjigje ndaj urimit të presidentit Bajram Begaj.
Ajo e fton që “së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare, si dhe në integrimin tonë evropian”.
I nderuar President Begaj (@BajramBegajAL),
Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal. Ju ftoj, së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare 🇲🇰🇦🇱, si dhe në integrimin tonë evropian 🇪🇺.— Гордана Силјановска Давкова (@gogamkd) May 9, 2024
Përmes një postimi në platformën X – dikur Twitter Begaj shkruante se “jam i i bindur se së bashku do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera mes vendeve tona mike”.
Kjo, “si anëtarë të NATO-s dhe si anëtarë të ardhshëm të BE-së, kauzë për të cilën komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet plotësisht i përkushtuar”.
Nga 99.97 për qind të votave të numëruara në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE – fituesja e rundit të parë – ka korrur një fitore të thellë ndaj kundërkandidatit nga radhët e LSDM, Stevo Pendarovski.
Siljanovska-Davkova ka mbledhur plotë 560 mijë e 744 vota, apo 65.15 për qind.
Ndërsa Pendarovski – presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut – ka arritur të grumbullojë vetëm 251 mijë e 755 vota, apo 29.25 për qind.
Ndërsa, në taborin shqiptar fitues është “Fronti Evropian”, me lider Ali Ahmetin, me 19 mandate, duke u renditur forca e dytë me numër mandatesh në nivel republikan, derisa në raport me koalicionin e partive opozitare shqiptare prin me një diferencë prej 30 mijë votash.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, me 99,27 për qind të votave të numëruara, VMRO-DPMNE ka marrë 58 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nga 120 sa i ka gjithsejtë.
I dyti me mandate deputetësh është “Fronti Evropian”, me 19 sosh, i pasuar nga partia maqedonase që deri më tani kishte pushtetin, LSDM-ja, e cila do të ketë 18 ulëse në parlament.
Pas saj, i katërti në nivel republikan radhitet koalicioni “VLEN”, me 13 mandate deputetësh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Drejtësia e re, Wisner: Është koha të ndërmerrni hapa më të ndërlikuar
-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona