Shëndet

Si t’i shmangemi sëmundjeve?


Ilustrim

Shumica e sekreteve të shëndetit të mirë nuk janë sekrete, por sens i përbashkët. Për shembull, duhet të shmangni kontaktin me bakteret dhe viruset në shkollë dhe në punë.

Por një mori zgjidhjesh të tjera për t’u ndjerë mirë mund t’ju ndihmojnë të jetoni më shëndetshëm duke shmangur rrjedhjen e hundës ose dhimbjen e fytit.

Konsumoni perime të gjelbra

Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitamina që ju ndihmojnë të mbani një dietë të ekuilibruar – dhe mbështesin një sistem të shëndetshëm imunitar.

Sipas një studimi me minj, ngrënia e perimeve kryqëzuese dërgon një sinjal kimik në trup që rrit proteinat specifike të sipërfaqes së qelizave të nevojshme për funksionimin efikas të sistemit imunitar.

Në këtë studim, minjtë e shëndetshëm të privuar nga perimet jeshile humbën 70 deri në 80 përqind të proteinave të sipërfaqes së qelizave.

Merrni vitaminë D

Mungesa e vitaminës D mund të çojë në simptoma të tilla si rritja e dobët e kockave, probleme kardiovaskulare dhe një sistem i dobët imunitar.

Rezultatet nga një studim i vitit 2012 në revistën Pediatrics sugjeron që të gjithë fëmijët duhet të kontrollohen për nivele adekuate të vitaminës D. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata me lëkurë të errët, pasi ata nuk e marrin aq lehtë vitaminën D nga ekspozimi ndaj dritës së diellit.

Ushqimet që janë burime të mira të vitaminës D përfshijnë të verdhat e vezëve, kërpudhat, salmonin, tonin e konservuar dhe mëlçinë e viçit.

Qëndroni aktiv

Qëndrimi aktiv duke ndjekur një rutinë të rregullt ushtrimesh – të tilla si ecja tri herë në javë – bën më shumë sesa t’ju mbajë në formë dhe të rregulluar. Sipas një studim të botuar në revistën Neurologic Clinicians, stërvitja e rregullt: mban larg inflamacionin dhe sëmundjet kronike, redukton stresin dhe lirimin e hormoneve të lidhura me të si dhe përshpejton qarkullimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë sëmundjet, gjë që ndihmon trupin të luftojë ftohjen e zakonshme.

Flini mjaftueshëm

Marrja e mjaftueshme e gjumit është shumë e rëndësishme në qoftë se ju keni qenë të ekspozuar ndaj një virusi.

Gjumi i mjaftueshëm ju ndihmon të keni një rezistencë më të madhe ndaj virusit.

Ndërsa ata që flenë më pak cdo natë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë virus pas ekspozimit.

Shmangni alkoolit

Hulumtimet e reja tregojnë se pirja e alkoolit mund të dëmtojë qelizat dendritike të trupit, një komponent jetik i sistemit imunitar. Një rritje e konsumit të alkoolit me kalimin e kohës mund të rrisë ekspozimin e një personi ndaj infeksioneve bakteriale dhe virale.

Në një studim të botuar në revistën “Clinical and Vaccine Immunology” krahasuan qelizat dendritike dhe përgjigjet e sistemit imunitar në minjtë e ushqyer me alkool me minjtë që nuk kishin marrë alkool. Alkooli e shtypi imunitetin tek minjtë në shkallë të ndryshme.

Mjekët thonë se studimi ndihmon për të shpjeguar pse vaksinat janë më pak efektive për njerëzit me varësi ndaj alkoolit.

Të qëndrosh i shëndetshëm është më shumë sesa thjesht të praktikosh disa teknika të mira kur nuk ndihesh mirë. Ai përfshin ushtrime të rregullta, ushqime të shëndetshme gjatë gjithë ditës.

Trupi juaj punon shumë për t’ju mbajtur në lëvizje dhe aktiv, ndaj sigurohuni që t’i jepni atij ushqimin që i nevojitet për të qëndruar në formë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore