Sport

Shqipëria e boksit merr pjesë në kampionatin botëror për amator që po zhvillohet në Beograd


Edhe pse Federata e Boksit të Shqipërise kishte paralajmëruar se nuk do të jetë pjesë e kampionatit amator të boksit që po zhvillohet në Beograd, ndryshe kanë vendosur.

Pas presionit të madh nga Qeveria e Shqipërisë dhe Federata Ndërkombëtare e Boksit, ata kanë vendosur që të jenë pjesëmarrës në këtë garë.

Arsyeja pse ishte në dyshim pjesëmarrja, ishte se Federata e Boksit të Kosovës ishte kthyer në kufi nga policia serbe.

I gjithë delegacioni u ndalua në kufi, dhe atyre iu kërkuan t’i hiqnin simbolet shtetëtore, gjë që kosovarët nuk pranuan ta bënin.

Edhe tentativa e dytë ishte e pasuksesshme, me ekipin e Kosovës që nuk do të marrë pjesë në këto gara.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova nuk merr pjesë në gara ndërkombëtare që zhvillohen në Beograd, pasi gjithmonë është ndaluar me arsyetime të njëjta.

Shqipëria në anën tjetër, e nervozuar nga diskriminimi ndaj Kosovës, kërcënoi me mospjesëmarrje, po gjithçka ndryshoi në fund, pas kërkesës së Qeverisë dhe Federatës Ndërkombëtare të Boksit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore